Pse të pasurit shumë motra dhe vëllezër ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve

Vëllezërit dhe motrat mund të jenë miku/ja juaj më e mirë ose makthi më i keq. Sa më shumë vëllezër e motra të ketë një person, aq më i dobët është shëndeti i tij/saj mendor, zbulon një studim i ri i publikuar në “Journal of Family Issues”.

Një ekip profesorësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina analizuan të dhënat e mijëra nxënësve në shkollë fillore dhe vlerësuan shëndetin e tyre mendorpër të përcaktuar ndikimin që kishin vëllezërit dhe motrat në mirëqenien e tyre.

“Ajo që zbuluam është se efekti i vëllezërve dhe motrave në shëndetin mendor është më shumë në anën negative sesa në anën pozitive”, tha në një deklaratë, Doug Downey, autori i studimit.

Pse të pasurit shumë motra dhe vëllezër ndikojnë

Në Kinë, fëmijët e vetëm raportuan shëndet mendor të mirë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, ata me një motër ose vëlla kishin shëndet mendor të ngjashëm.

Ata me shëndetin mendor më të keq ishin fëmijët me vëllezër e motra më të mëdhenj ose në moshë të njëjtën me tyren. Ekspertët besojnë se më shumë vëllezër e motra çojnë në një shëndet më të dobët mendor dhe kjo për shkak të përqëndrimit të vëmendjes te fëmijët e tjerë.

Çdo fëmijë që rrethohet nga shumë vëllezër e motra, merr më pak burime dhe vëmendje nga prindërit dhe kjo mund të ketë një ndikim në shëndetin mendor, sipas ekspertëve.

Por, të tjera studime ndër vite kanë treguar se të pasurit më shumë vëllezër dhe motra përkthehet në aftësi më të mira sociale dhe gjasa më të ulëta për divorc të çiftet me shumë fëmijë.

Share With:
Translate »
104 Views