Pse tonaliteti ynë i zërit ndryshon kur ne u flasim fëmijëve
Një nga aspektet më tërheqëse të marrëdhënies prind-fëmijë është fenomeni “Motherese” e njohur si “Komunikimi i drejtpërdrejtë me fëmijën”. Bëhet fjalë për një mënyrë speciale dhe instiktive që të rriturit përdorin me të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël, e karakterizuar nga një tonalitet zëri më të ulët dhe melodioz, me fjalë të thjeshta dhe të përsëritura.
Kjo mënyrë komunikimi dhe përdorimi gjuhësor nuk është vetëm një tendencë spontane por ka një ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve.
Studimet kanë vërtetuar se “Motherese” i ndihmon të porsalindurit të dallojnë më mirë tingujt gjuhësor përmes komunikimit duke i ndihmuar atyre që në muajt e parë të jetës mësimin e fjalëve dhe të strukturave gramatikore.
Kjo mënyrë më ekspresive dhe më muzikale e të folurit, bën të tërheqë më shumë vëmendjen e fëmijëve duke e shndërruar komunikimin më gjithëpërfshirës në marrëdhëniet njerëzore.
Dhe ky nuk është një fenomen ekskluziv vetëm për mamatë! Edhe baballarët, gjyshërit, të afërmit dhe të njohur të tjerë që nuk kanë eksperiencë me fëmijët kanë instiktivisht tendencën të përdorin këtë mënyrë gjuhësore kur kanë rastin të ndërveprojnë me një të porsalindur.
Praktikisht, kur ne i flasim me atë tonalitet të ëmbël zëri fëmijëve jemi duke i dhuruar akoma më shumë sesa thjeshtë një përkëdhelje: Jemi duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë gjuhësore dhe që të ndërtojnë bazat e komunikimit të tyre në të ardhmen.
Komunikimi nuk është universal vetëm në kulturën njerëzore por është vënë re edhe në disa specie të primatëve dhe mamiferëve duke na dhënë mundësinë të besojmë për rrënjët e thella të evolucionit të këtij fenomeni.