Pse Vuçiç e mori të birin me vete në Kosovë? Çfarë fshihet pas këtij veprimi?
Mediat serbe dhe kosovare shkruajnë se Presidenti Vuçiç ka shkuar në Kosovë i shoqëruar nga i biri, Danilo. Mediat serbe e cilësojnë këtë një mesazh të fortë nga ana e Presidentit Vuçiç.

Kjo vizitë, bazuar edhe në rrethanat e kohëve të fundit, është ndoshta në një farë mënyre më e rëndësishmja dhe analistët vlerësojnë se kjo mund të jetë vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë, por edhe për vazhdimin e dialogut me shqiptarët e Kosovës. Disa ditë më parë në Mitrovicë u vra lideri i serbëve të Kosovës.