Psikologu: Abuzimet seksuale shkaktojnë trauma psikologjike tek fëmijët

Psikologu klinik, Elidon Shehu  në emisionin”Jeto me Orën” në RTV Ora tha se abuzimet në fëmijëri lënë gjurmë shumë të madha dhe trajtimi i tyre është i vështirë.

“Abuzimet lënë shumë gjurmë sado profesionist që jemi dhe i përjetojmë. Abuzimet seksuale lënë gjurmë tek fëmijët. Trauma psikologjike që shkaktohet te fëmijët është e madhe. Lë gjurmë dhe të pashërueshme. Duhet një trajtim i veçantë, jo kushdo mund të merret me raste të abuzimit ose dhe të dhunës në familje.”

Cili është procesi më i vështirë kur nis trajtimi i tyre?

“Nëse ne vendosim empati që në kontaktin e parë me fëmijët e kemi më të lehtë që të rrëfejë dhe ne ti japim këshillat e duhura. Është i rëndësishëm gjendja psiko-emocionale e fëmijës. Pa dashur mund të gabojmë. Kemi dëgjuar raste që i paragjykojnë viktimat. Asnjëherë një viktimë nuk duhet të paragjykohet. Viktima është viktimë.”

Nga se po vuan më tepër shoqëria shqiptare?

“Globalizimi ka gjëra pozitive por në shoqërinë tonë ka ardhur vrullshëm. Disa e pranojnë, përshtaten ndërsa disa të tjerë nuk e pranojnë këtë gjë. Ka një izolim në një lloj forme dhe nuk e pranojnë atë që të tjerët japin. Ka djem dhe vajza që nuk shkëputen dot nga prindërit. Këto gjëra që në dukje janë të vogla ndikojnë te njerëzit.”

Share With:
Translate »
95 Views