Psikoseksologia: Masturbimi dhe pornografia dritë alarmi tek fëmijët, prindërit janë në vështirësi

Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar, psikoseksologia Besarta Taçi, Skedi Faria dhe Antonela Koçi, të cilët kanë diskutuar mbi një temë që sa vjen dhe bëhet më shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë akses në shikim e pornografisë. Besarta Taçi ka treguar se në zyrën e saj shkojnë shpesh herë prindër të cilët janë të shqetësuar për seksualitetin e fëmijës por edhe për ndikimin e madh të rrjeteve sociale dhe pornografisë.

Besarta Taçi: Shpesh herë më kërkojnë ndihmë dhe prindërit që janë në vështirësi përsa i përket adoleshentëve qoftë për orientimin seksual apo qoftë për ndikimin e rrjeteve sociale, por edhe pornografisë dhe normalisht janë në vështirësi, qoftë sepse kanë vënë re edhe aktivitet masturbator tek fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, atëherë vijnë për tu këshilluar.

Katerina Trungu: A është problem kjo?

Besarta TaçiNisim nga fakti që masturbimi është aspekt fiziologjik i eksplorimit të trurit dhe nuk është problem të eksplorojmë trupin dhe të kemi një marrëdhënie të shëndetshme me trupin.

E kundërta, nëse nuk e kemi këtë marrëdhënie, në moshë të madhe kjo mund të na ndikojë qoftë në perceptimin e kënaqësisë por dhe në marrëdhënien tonë në çift. Është një alarm në momentin që përdoret si mënyrë preferenciale, përdoret për të qetësuar ankthin, përdoret në një farë mënyre pa kontroll, atëherë do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Ekziston një stimul i tepërt i cili përdoret nga fëmija apo nga adoleshenti dhe mund të jetë një dritë alarmi për të cilën duhet të flasim dhe jo  trembim fëmijën.

Share With:
Translate »
156 Views