Publikohen fotot/ Dy shqiptarë dhe plaku grek abuzonin seksualisht me të mitur

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografitë e tre personave, që akuzohen se për një periudhë dyvjeçare abuzonin  seksualisht me fëmijë të mitur.

Veprimtaria e tyre kriminale është zhvilluar në Makrohori të Verias, në Greqinë e Veriut.

Të tre ata janë arrestuar dhe iu është komunikuar masa e paraburgimit.

Bëhet fjalë për një shtetas grek, të datëlindjes 1935 dhe dy shqiptarë të lindur respektivisht në 1994 dhe 1996, përkatësisht Altin Gega dhe Jorgo Bulicko.

Njeri prej tyre ishte i dashuri i nënës së të miturve dhe sipas medias greke, ajo kishte dijeni për abuzimin seksual që u bëhej fëmijëve të saj. Identiteti i nënës nuk është bërë i ditur.

Ndërsa shtetasi grek e përfitonte shërbimin kundrejt pagesës.

Policia e ka bërë publikimin me urdhër të prokurorisë dhe fotografitë e tyre do të mbahen deri në nëntor të këtij viti. Qëllimi i këtij veprimi është plotësimi i dosjes penale me dëshmi të tjera të mundshme.

Share With:
Translate »
594 Views