Publikohen fotot krah aktores, ky është dhëndri i Monika Lubonjës, partneri i Teas
Të gjithë komentuan të ftuarit dhe banorët e “Big Brother VIP” në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës, mirëpo duket se i pranishëm ka qenë edhe ‘dhëndri’ i saj.

Në festën e aktores sigurisht që ishte vajza e saj, Tea, e cila u bë e njohur pas pjesëmarrjes së saj në format ku takoi të ëmën e gjithashtu daljet në intervista të ndryshme.
Tea në ditëlindje nuk ka qenë vetëm por krah personit të zemrës. Ka qenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ajo që ka postuar momente pasionante të Teas dhe të dashurit të saj, Ermirit. Në pamjet e publikuara nga artistja ata shihen duke u puthur. Po ashtu edhe Tea ka publikuar një foto krah të ëmës dhe të dashurit.
Ermiri është inxhinier me profesion dhe prej afro dhjetë vitesh drejton një kompani dixhitale të specializuar për zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing interneti.



Kryefjala e dekorit të ambienteve ku aktorja ka organizuar festën ishin pikërisht bananet, të cilat ajo i ka përmendur shpesh edhe në formë batute në BBV. Por përveç bananeve, apo të ftuarve aktorja ka përfshirë edhe detaje të tjera nga eksperienca e saj në format, në festën e ditëlindjes, si për shembull “Bakllava, kadaif dhe Monika”.