Publikohet video: Khloe sjell në jetë të bijën, 1 ditë pas skandalit të tradhëtisë
Nëse menduat se sherri mes Kim dhe Kourtney, ishte debati i vetëm që do të shihnim këtë sezon në “Keepin Up With The Kardashian”, bëni gati kokoshkat se ka shumë më shumë se kaq!
Në klipin e publikuar disa minuta më parë, familja e famshme debaton si kurrë më parë.
Khloe Kardashian bëhet gati për të sjellë në jetë vajzën e saj True Thompson, disa ditë pasi u bë publike video e tradhëtisë së partnerit të saj, Tristan. Khloe shfaqet e qetë dhe duket se po mendon vetëm për të bijën.
“Duhet të qetësohem dhe të vë në kontroll, ato gjëra që mund t’i kontrolloj” – tregon Khloe.
E shtrirë në krevatin e spitalit, i vetmi shqetësim që ka KoKo është që familja e saj të jetë e pranishme.
“Shpresoj që të gjithë të vijnë këtu në kohë” – shprehet Khloe.
Ndërkohë që drama mes Kim dhe Kourtney nuk ka përfunduar dhe dy motrat shfaqen duke u zënë rrugës për në spital.
Nga ana tjetër, Kim Kardashian mbron të shoqin nga të gjithë ata që e kanë cilësuar si të sëmurë mendor.
“Vetëm sepse ka një mendim, nuk do të thotë se është i sëmurë mendor,” – përfundoi Kim Kardashian.
Ndiqni më poshtë klipin: