Publikohet videoklipi i ri i Beyonce, gjithë vëmendjen e rrëmben Blue Ivy

Mbrëmjen e djeshme Beyonce publikoi videoklipin e këngës së saj më të re “Spirit”, që është kolonë zanore e filmit “Mbreti Luan”. Vetëm pak minuta pas publikimit videoja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, për shkak te realizimit perfekt të saj. Në video Beyonce shfaqet duke kërcyer në shkretëtirë e rrethuar nga kërcimtarë të tjerë, të cilët kanë rolin e kafshëve në xhungël. Por pjesa më e veçantë në të gjithë videon është fillimi, në të cilën shfaqet edhe vogëlushja e Beyonce, Blue Ivy. Vajza e këngëtares shihet e veshur njësoj si e ëma dhe afrohet për të qëndruar pranë saj. Blue mban në kokë një paruke të kuqe, duke u kombinuar me gjithë kërcimtarët e tjerë që qëndrojnë pas Beyonce.

Share With:
Translate »
467 Views