Publikon videon e lindjes në YouTube, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë
Përmes një njoftimi në profilin e saj në Instagram, aktorja e njohur Shay Mitchell lajmëroi të dielën se është bërë nënë për herë të parë.
Dy ditë më pas, ylli i “Pretty Little Liers” ka publikuar edhe videon e lindjes në YouTube, nëpërmjes së cilës tregon eksperiencën e saj, mes dhimbjeve dhe ankthit që përjetoi para se vogëlushja e saj të përshëndeste botën.
32-vjeçarja e nis videon me momentin kur i plasin ujërat dhe vazhdon më tej me të gjitha peripecitë që e shoqërojnë për plot 33 orë deri në momentin e lindjes.

Me gjithë dhimbjet e forta që ishte duke provuar, aktorja i druhej vazhdimisht një aborti, situatë të cilën e kishte kaluar një vit më parë.
Edhe pse në video nuk jepet momenti i lindjes, dëgjohen qartë zërat e partnerit dhe të mjekut, të cilët i kanë qëndruar pranë aktores gjatë lindjes së foshnjës.

Në fund, dëgjohet e qara e vajzës që vjen në jetë dhe Shay që shpërthen në lot e emocionuar, duke thënë se kjo ishte eksperienca më e bukur e jetës së saj.