“Puno dhe mbaje kokën ulur” Sabri Fejzullahu me dedikim të veçantë për ditëlindjen e Ermalit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.

I lindur më 23 gusht të vitit 1988 në Prishtinë, ai ka mbushur plot 35 vite jetë.

Artisti me këtë rast mori urime të shumta dhe një i veçantë nuk mungoi as nga babai i tij, ylli i skenës, Sabri Fejzullahu.

Postimi i plotë i Fejzullahut (pa ndërhyrje):

“Ti je BOTA E IME.

Ti je DIELLË QË MË NGROHË

Ti je ARTIST I MADH ME ZË E ME SHPIRTË

Ama kto ti dha Publiku Shqiptarë nga e tër Bota

Ty ta dha Zoti, Zërin e Talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr.

Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësin.

Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkonë.

I bëfsh 100 o fryma e babit”. 

Share With:
Translate »
101 Views