Punonte në maternitet, Shpresa zbulon takimin e parë me Gjebrean: Të kam parë kur erdhi në jetë vajza jote

Shpresa, një nga zonjat e grupit simpatik që ka ardhur të surprizojë mikeshën e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty”, nuk është për herë të parë në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo dhe moderatori Ardit Gjebrea bëjnë një kthim pas në kohë dhe zbulojnë për publikun disa detaje shumë interesante. Takimi i tyre i parë ka ndodhur në një moment të lumtur të jetës së moderatorit, ndërsa në të dytin ishte radha e Shpresës të gëzohej.

 

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ne jemi takuar edhe para disa vitesh bashkë, kam përshtypjen?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Ti ke fituar makinën e Telebingos?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Para sa vitesh?

Shpresa: Në 2019, në Qershor. Më 2 Qershor u hodh shorti, më 9 Qershor kam ardhur këtu në studio dhe i kam hipur makinës Hyundai i10.

Ardit Gjebrea: Po tjetër ku jemi parë ne të dy?

Shpresa: Kam punuar në maternitet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe të kam parë atje kur ka ardhur në jetë goca jote, Anna.

Ardit Gjebrea: Ke qenë brenda në sallë?

Shpresa: Jo, jo.

Ardit Gjebrea: Por më ke parë atje?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Vija çdo ditë./

Share With:
Translate »
188 Views