Pushimet e familjes Beckham na zbuluan të dashurën e djalit më të vogël, vetëm 17 vjeç

Cruz Beckham u pa duke u puthur me të dashurën e tij të re, Tana Holding, teksa po pushonin së bashku në jug të Francës të hënën.

Djali 17-vjeçar i ish-futbollistit David Beckham, 47 vjeç, dhe gruaja e tij stiliste, Victoria, 48 vjeçe, ftuan modelen Tana që t’i bashkohej familjes së tij në pushimet e tyre me jahte evropiane këtë muaj, përkatësisht me anijen që iu kushton 1.8 milion euro qeraja për vetëm një javë shfrytëzimi.

Ylli aspirues i muzikës pop, Cruz kishte veshur një bluzë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra me vija të bardha poshtë, ndërsa ishte ulur pranë Tanës në një varkë gri ndërsa e puthte në faqe, shkruan DailyMail.

Tana mund të shihej duke u përkulur drejt Cruzit ndërsa ai e përqafoi atë pasi sapo kishte zbritur nga super-jahti i tyre dhe hipi në varkën më të vogël për t’i çuar në breg.

Atyre iu bashkua një kujdestar që i ndihmoi të hipnin në varkë, me Tanën e veshur me një bluzë të prerë dhe tuta të rehatshme ngjyrë të hirtë për shëtitjen e saj.

Ajo mbante një çantë të zezë me vete dhe një xhup të bardhë në krah.

Dyshja u vendosën në sediljet prej lëkure kafe të varkës, teksa morën rrezet e diellit të lavdishëm ndërsa lundronin drejt tokës.

Cruz dhe Tana u panë me babanë e Cruzit, Davidin, në super-jaht përpara se të niseshin, si dhe motrën e tij më të vogël Harper, 11 vjeçe.

Davidi dukej i relaksuar i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë ndërsa ecte në kuvertë.

Për herë të parë këtë muaj, çifti ftoi të dashurën e re të djalit më të vogël Cruz, Tana për pushime me ta, me Tanën që iu bashkua familjes pasi ata lundruan në disa brigje të Evropës.

Pasi u panë së bashku muajin e kaluar, Cruz thuhet se është ‘dashuruar kokë e këmbë’ me Tanën, e cila mban një profil të ulët larg syrit të publikut.

Muajin e kaluar, dyshja u panë duke shijuar një natë në një pijetore londineze “Alice House” në Queen’s Park, pasi thuhet se u takuan në fillim të këtij viti.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Ata formojnë një çift vërtet të bukur dhe ajo është me këmbë në tokë dhe me të vërtetë argëtuese. Ajo nuk është e shqetësuar nga fama e Cruzit dhe nga vjen ai”.

“Është herët, por Cruz duket se është i vendosur me Tanën”, shtoi burimi.

Kjo lidhje e re vjen pak kohë pasi Cruz, së fundmi u nda nga ish-e dashura e tij, Bliss Chapman.

Çifti ishte në një lidhje për 18 muaj, por thuhet se vendosën të ndanin rrugët e tyre në mars.

Nëna e Victorias dhe Bliss, Rosemary Ferguson, një modele e kthyer në nutricioniste, janë miq të mirë dhe njëherësh janë ato arsyeja pse të rinjtë u njohën në radhë të parë.

Share With:
Translate »
136 Views