Pushimet familjare: Tuna, Patrisi dhe Tian udhëtojnë për në destinacionin përrallor
Shumë nga personazhet e njohur të Shoëbizit kanë vendosur që përgjatë muajit Janar të udhëtojnë në vende me temperatura të larta. Ndër to, dhe cifti shumë i komentuar në media- Tuna dhe Patris Berisha.
Së bashku me vogëlushin e tyre, Tianin, ato kanë udhëtuar për në Punta Cana, ku po kalojnë disa ditë të mira relaksi dhe paqeje. Si Patrisi ashtu dhe Tuna, kanë publikuar foto nga këto pushime në rrjetet e tyre sociale dhe në qendër të fotove është i vogli Tian.
Vogëlushi ka veshur një këmishë verore dhe është fotografuar i lumtur pranë disa kafshëve dhe shpendëve nga Punta Cana.