Puthjet në vende intime te fëmijët, Lira Gjika: Jemi shoqëri pedofile!
Nuk është e pazakontë që gjyshet, apo dadot, t’i puthin fëmijët në vende intime. Pedofili e cilësoi pediatrja Lira Gjika këtë gjest ndaj fëmijëve, e ftuar në emisionin Java në Dritare TV.
“Ne e kemi në traditë. Është shprehja e famshme: të hënksha nënë rrushin. Kjo është pedofili dhe asnjë njeriu nuk i bën përshtypje. Dadoja e përdor djalin si një objekt seksual. Duhet t’i kërkojë falje fëmijës. Askush nuk duhet ta prekë pa leje fëmijën, madje as nëna. Nëna duhet t’i marrë leje fëmijës para se ta puthë. Jo ti trajtojmë fëmijët si sende që na kënaqin ne. ka rregulla për sjelljen ndaj fëmijëve. Ky është një problem serioz që duhet trajtuar me kujdes”, u shpreh zonja Gjika në Java në Dritare TV.