Putin sulmon Greta Thunberg: Edhe fëmijët në Afrikë duan të jetojnë si ajo. Nuk ka informacion
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka sulmuar të mërkurën aktivisten 16-vjeçare për klimën, Greta Thunberg, duke folur në një forum për energjinë.
Putin, duke komentuar fjalimin e Greta Thunberg në Kombet e Bashkuara tha se nuk ndjente ndonjë ngazëllim për fjalët e saj.
“Unë mund t’ju zhgënjej por nuk e ndaj ngazëllimin e përbashkët për fjalimin e Greta Thunberg.
Askush nuk i ka sqaruar Gretën se bota moderne është komplekse dhe e ndryshme dhe njerëzit në Afrikë ose në shumë vende aziatike duan të jetojnë në të njëjtin nivel pasurie si në Suedi.”-tha Putin, shkruan dritare.net
Putin shkoj edhe më tej duke thënë se 16-vjeçarja po përdoret.
” kur dikush përdor fëmijë dhe adoleshentë për interesa personale, meriton të dënohet.
Jam i sigurt që Greta është një vajzë e sjellshme dhe shumë e sinqertë. Por të rriturit duhet të bëjnë gjithçka për të mos i sjellë adoleshentët dhe fëmijët në disa situata ekstreme. “-shtoi lideri rus.