‘Qaj për të’, çfarë e shqetëson kaq shumë Kylie Jenner në lidhje me vajzën e saj?
22-vjeçarja, Kylie Jenner shpesh poston foto të ëmbla me t voglën e saj, të cilën e ka më ish-të dashurin Travis Scott, por të menduarit për të ardhmen e bën të përlotet.
Ylli “Keeping Up With The Kardashians” postoi në Instagram të martën në mbrëmje një mesazh përkushtuar vajzës së saj dy-vjeçare.

Ajo me dashuri shkruajti: “E dua shumë këtë fëmijë të vogël, aq shumë sa dua të shpërthej në lot .. ndonjëherë vetëm e shikoj dhe qaj duke e ditur se nuk do të jetë më kurrë e vogël.”

Kylie shfaqet duke e puthur Stormin e vogël në buzë, teksa dyshja pozon së bashku për një selfie mahnitës.
“Kush e dinte se diçka kaq e vogël mund të merrte pjesën më të madhe të zemrës tënde.”

Vajzat po bënin një set fotografik për Vogue.
Kylie e mirëpriti vajzën në këtë botë në 2018 dhe në atë kohë ishte 20-vjeçare. Kylie dhe Travis u ndanë në vitin 2019, por thashethemet e fundit thonë që dyshja janë rikthyer së bashku.