Qendër sociale në Urën Vajgurore, Manastirliu: Trajtim fëmijët dhe gratë në vështirësi

Një qendër e re sociale është hapur në Urën Vajgurore. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në të do të mund të marrin shërbim fëmijët, gratë në vështirësi dhe personat me aftësi të veçanta.

Fëmijët, gratë në vështirësi dhe personat me aftësi ndryshe në Urën Vajgurore do të kenë mundësi të marrin trajtimin që u duhet në qendrën e re sociale.

E pranishme në hapjen e kësaj qendre Ministrja Ogerta Manastirliu tha se është koha për ngritjen e shërbimeve sociale në çdo komunitet.

Janë 14 bashki në të gjithë vendin bëri të ditur Manastirliu që do të mbështeten me fondin social.

Sipas ministres deri në fund të vitit 2021 synohet ngritja e shërbimeve sociale multifunksionale në 26 bashki të vendit.

Share With:
Translate »
472 Views