Qeni i sapo blerë shqyen vogëlushen 1-vjeçare

Një pasdite të shtune si shumë të tjera. Një shëtitje për të shkuar tek shtëpia e gjyshes, për të kaluar pasditen me familjen. Por vogëlushja Kamilla Jones, vetëm 12 muajshe dhe nëna e saj, nuk arritën kurrë në atë shtëpi në Inverell të Australisë.

Teksa gruaja po shtynte karrocën, vogëlushja u shqye nga një qen rottweiler, i cili pasi kapërceu rrethimin e shtëpie, shqeu vogëlushen.

Nëna bëri të pamundurën për të shpëtuar të bijën, por çdo tentativë rezultoi e kotë, pasi qeni i tërbuar e copëtoi në sytë e saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, vogëlushja gjeti vdekjen në Inverell District Hospital.

I gjithë komuniteti mbeti i shokuar nga gjithë sa ndodhi, ndërsa halla e vogëlushes Ida Boney, shkroi në Facebook se, “Po shëtisnin në rrugë. Nuk ka fjalë për të shprehur tragjedinë. Familja jonë humbi një engjëll, të cilit nuk iu lejua të jetonte”.

Ndërkohë disa miq të familjes kanë hapur një faqe në ‘GoFundMe, për të mbledhur të ardhura për të paguar shpenzimet e funeralit. Bëhet me dike se babai i së ndjerës, e kishte blerë qenin vetëm pesë ditë para ngjarjes tragjike.

 

Share With:
Translate »
597 Views