Qeni kapet me “presh” në duar, vidhte lodrat e Krishtlindjeve

Komisariati i policisë së Massachusetts gjeti autorin që fshihej pas vjedhjes së lodrave që ishin mbledhur për bamirësi.

Oficerët në Franklin po mblidhnin lodra për ti dhuruar ato tek fondacioni Santa, një organizatë bamirësie për familjet gjatë Krishtlindjeve.

Por lodrat vazhduan të zhdukeshin dhe padyshim “hajduti” ishte brenda departamentit, kështu që u kërkua një kontroll i plotë.

Nuk kaloi shumë teksa Ben Franklin, qeni i shpëtimit u kap mat duke marrë lodrat.

Në disa video që qarkullojnë në rrjet shfaqet Ben duke mbajtur një karrocë lodër dhe duke u larguar fshehtazi nga oficerët.

Këta të fundit filluan ta ndiqnin nga prapa deri tek një tavolinë ku Ben i kishte fshehur të gjithë lodrat.

“Ndërtesa është mbyllur, kështu që ne e kuptuam që ishte Ben. Kur Ben pa këto lodra, ai mendoi se të gjitha i përkisnin atij” – deklaroi zëvendës shefi i policisë së Franklin, James Mil.

Ai shtoi se Ben është ndaluar nga dhoma e ku mbahen lodrat.

We learned an extremely valuable lesson today. When you have a classroom full of toys ready to be shipped off to the Santa Foundation, you should…1. Close the door to the classroomOr 2. Keep the toys elevated If not, a golden retriever will slowly hoard them throughout the day and bring them back to his lair. Thanks to Officer Cusson for capturing this larceny on camera.

Posted by Franklin Police Department on Wednesday, December 18, 2019

Share With:
Translate »
495 Views