Qenka yll! Renato Mekolli prezanton për herë të parë me të ëmën në emisionin e tij

Finalja e sezonit të tretë të emisionit “Hell’s Kitchen” do të jetë plot surpriza sonte, ndërsa Renato ka rezervuar surprizën më të madhe për publikun.

Për herë të parë, ai do të dalë në ekran me mamanë e tij, e cila ka pranuar të dalë para kamerave për hir të djalit të saj.

Në llogarinë e tij në Instagram, Renato ka ndarë një foto me të ëmën, me të cilën ka ngjashmëri shumë të madhe.

Ai e ka falenderuar për pjesëmarrjen, duke shkruar krahas fotos:

“Faleminderit jeta ime,Mbretëresha ime❤️
Hera e parë dhe e fundit që dole në ekran,sepse ju,familja ime dhe njeriu im jeni për mua.Vetëm për mua ❤️”

Sonte do të shpallet fituesi i sezonit të tretë, ndërsa shefi i kuzhinës ka pralajmëruar se mbrëmja do të jetë plot emocione dhe lot.

Share With:
Translate »
699 Views