QSUT jep informacione për nënën dhe tre fëmijët që u dogjën në Velipojë

Alketa Gjoka, Danjela, Klarisa dhe Enriko kanë pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit që ndodhi këtë të diel në hotelin në pronësi të tyre në Velipojë të Shkodrës. Shërbimi i Djegie Plastikës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
“Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup”, thuhet në një njoftim për mediat.

Po ashtu shërbimi i Djegie-Plastikës njofton se të plagosurit po trajtohen me mjekim intensiv dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

4 anëtarët e familjes Gjoka u plagosën në mëngjes pasi shpërtheu një bombol gazi. Një i afërm i tyre tha se ngjarja ka ndodhur pasi është ndezur një bombol për të bërë një kafe. Por kjo ka shkaktuar një shpërthim shumë të fuqishëm duke i lënë të plagosur.

 

Share With:
Translate »
388 Views