Qumështi i gjirit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës tek foshnjet e lindura parakohe

Foshnjet e lindura parakohe mund të përballen me disa sfida shëndetësore, duke përfshirë këtu vonesa në zhvillim, probleme me mushkëritë, zemrën dhe aftësitë intelektuale. Mirëpo, një studim i ri ka ofruar lajme inkurajuese në lidhje me shëndetin e zemrës së një fëmije të parakohshme.

Studimi i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane ka zbuluar se foshnjet e lindura parakohe, të cilat ushqehen me qumësht gjiri, kishin një përmirësim të ndjeshëm në funksionin e tyre kardiak në moshën një-vjeçare shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Meqenëse, zemra e një foshnje të lindur parakohe mund të mos ketë qenë e formuar plotësisht, ato mund të përjetojnë bllokime të valvulave të zemrës.

Studimi i realizuar nuk përpiqet të tregojë se qumështi i gjirit lehtëson këtë problem. Mirëpo, foshnjet të cilat kishin doza më të larta të qumështit kishin një performancë më të fortë kardiake.

Aktualisht, studiuesit nuk e kuptojnë saktësisht sesi qumështi shkaktoi përmirësim, por ekspertët tregojnë se vetitë e tij dukej se kontribuonin në përmirësimin e shëndetit të zemrës së foshnjeve.

“Qumështi i gjirit është krijuar në mënyrë unike nga natyra për të mbështetur një foshnje të parakohshme”, shpjegon Brenda Poindexter.

Share With:
Translate »
238 Views