Qytetarët e Tiranës kërkojnë foto me Kajan
Një foto fare e zakonshme për të gjithë baballarët kjo që shihni, por kur babai është Erion Veliaj dhe kur fotoja është shkrepur në mes të Tiranës, del pak jashtë së zakonshmes apo jo?

Edhe pse kryetari i bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortja e tij, Ajola, kujdesen që të mos e postojnë asnjëherë portretin e të birit, për t’u uruar Vitin e Ri të gjithë miqve të të atit ishte edhe Kajan në shesh natën e ndërrimit të viteve. Fotot zyrtare me të cilat kryebashkiaku uroi të gjithë ndjekësit virtualë bënë xhiron e portaleve dhe zunë vendet e para në listën e kartolinave më të bukura të urimeve të Vitit të Ri.
Ndërsa këtë të enjte, kur data shënoi 3 janar Erioni shihet por duke u kujdesur për të voglin e tij teksa shëtisin me karrocë. Mesa duket Kajan i vogël është bërëi famshëm që në dy muajt e parë të jetës, pasi shumë qytetarë ndaluan të bënin foto me të.
