Ra në koma gjatë lindjes së fëmijës së dytë, humb kujtesën
“Familja është bota ime”. Këto janë fjalët në rrjetet sociale të një vajze angleze 22-vjeçare. Por tani ajo s’ka më asnjë kujtim në memorien e saj. Këtë boshllëk ja shkaktoi një arrest kardiak teksa po sillte në jetë fëmijën e dytë. Zemra e saj u ndal për 68 sekonda dhe mjekët për ta shpëtuar e vunë në gjendje kome. Pas dy javësh vajza 22 vjeçare u zgjua nga koma e bindur që është 13 vjeç. Nuk ka asnjë kujtim të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Pas festimeve për rizgjimin e saj, mbërriti dhimbja, pasi gjendja e komes së induktuar o ka shkaktuar një dëm cerebral të rëndë. Ajo është e paralizuar, pothuajse e verbër dhe ka një fshirje 10-vjeçare të memories. Nëna e saj tregon se Shannon sillet si një vajze e vogël dhe vijon ta thërrasë me përkëdheli siç bënte kur ishte fëmije.
Ndërsa kur i treguan jetën e saj aktuale ajo e kishte te vështire ta besonte. Bashkëshorti me fëmijët i qëndrojnë pranë me shumë durim dhe dashuri pavarësisht se ajo ka dalë nga spitali dhe po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj. Familjarët kanë nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të ndihmuar në kurimin dhe riabilitimin më të Shanon. Ndërsa për memorien, duhet durim thonë familjarët dhe shpresojnë në një mrekulli.