Ra në lumin Fan, rinisin kërkimet për trupin 10-vjeçarit, ende asnjë gjurmë
Kanë rinisur kërkimet, për të tretën ditë me radhë për trupin e 10-vjeçarit që u mor nga lumi Fan në Mirditë.
Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit, megjithatë polumbarët e RENE-s po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit. Ditën e djeshme u bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë por pa sukses.
10-vjeçari tre ditë më parë po luante me shokët, kur topi i ri në lum. Ai tentoi ta merrte por rrëshqiti brenda rrjedhës.