Raiden rritet dita ditës dhe mami Jona na zbulon pamjet më të ëmbla të tij

Raiden rritet dita ditës dhe këtë na e ka zbuluar dhe mami Jona me anë të postimeve të ndryshme në ‘Instagram’. Së fundmi moderatorja e njohur ka ndarë disa poza të vogëlushit, i cili është veshur aq bukur nga ajo.

“Kur përpiqen të të bëjnë çun të mirë me zor”, shkruan Spahiu krah fotove të djalit i cili duket se është një kopje e të atit.

Por ky nuk është i vetmi moment që Jona ka ndarë me ndjekësit pranë Raiden. Që prej momentit kur i vogli erdhi në jetë, ajo ka publikuar shpeshherë foto dhe video me të duke treguar për të gjithë se jeta e moderatores ka ndryshuar totalisht, duke u bërë edhe më e ëmbël seç ka qenë më parë.

Kujtojmë se Jona u bë nënë për herë të parë në muajin shtator të vitit 2018 dhe që prej atëherë vendosi të shkëputet përkohësisht nga ekrani.

View this post on Instagram

Kur perpiqen te te bejne çun te mire me zor😂

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on

 

Share With:
Translate »
470 Views