Rama: Erdhi dita, ja si fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-mesazhi bën me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania. Kryeministri shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.
“Mirëmëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krah videos së publikuar.