Ramush Haradinaj ushtron dhunë në familje? Anita reagon për lajmin që trazoi mediat në Kosovë

Një prej mediave kosovare raportoi mbrëmë se Anita Haradinaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas raportimit të gazetës, moderatorja ka përfunduar në emergjencë.

Për të kuptuar më shumë rreth situatës, “Gazeta Express” ka zhvilluar një bisedë telefonike me Anita Haradinajn, e cila është deklaruar rreth raportimit të gazetës “Bota Sot”.

Teksa flet për “Gazetën Express”, Anita Haradinaj tregon se e ka lexuar raportimin e mbrëmshëm për të si dhe mohon se ish-kryeministri Haradinaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Po e kam pa (raportimin). Së pari unë hiç s’jam në Prishtinë, jam në Durrës, e para e punës. Kështu që nuk janë të vërteta hiç, po nuk e di pse janë çuar peshë”, deklaroi Anita.

Ajo pohon se burri i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka ushtruar asnjëherë asnjë lloj dhune ndaj saj.

“Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martuar unë, kurrë në jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtruar ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjet forcën me bërë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bërë thashetheme”, u shpreh Anita.

Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Anita reagon për lajmin që trazoi mediat

Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Anita reagon për lajmin që trazoi mediat

Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Anita reagon për lajmin që trazoi mediat

Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Anita reagon për lajmin që trazoi mediat

Share With:
Translate »
1646 Views