Raporti për fëmijët, televizioni “humb” ndaj internetit

Raporti i 2018-ës nga Childwise Monitor shpreh se ndërkohë që koha e shikimit është në rritje, bilanci ka treguar për fëmijët se ata përdorin pajisjet e tyre personale për të parë programe dhe video.

Studimi citon se fëmijët e moshës 5-16 vjeç shpenzojnë rreth 2.6 orë duke parë përmbajtje, një rritje kjo e krahasuar me 2.5 orë vitin e kaluar, nëpërmjet pasisjeve të tyre mobile dhe laptop-ëve.

Rritja e shikimit të programeve nga fëmijët tashmë është bërë një “zakon i të rriturit” për fëmijët sipas raportit.

YouTube mbetet opsioni më i mirë për fëmijët që të shikojnë përmbajtje tek të gjithë 5-16 vjeçarët që eksplorojnë ndërsa përdorimi i tij nga kjo grupmoshë rritet çdo ditë.

Childwise është një agjenci e pavarur hulumtuese e tregut, e specializuar për fëmijët dhe të rinjtë. Për raportin ajo në mënyrë të pavarur ka anketuar më shumë se 2.000 fëmijë në shkolla, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me konsumin e medias, blerjen dhe zakonet shoqërore.

Share With:
Translate »
708 Views