Raportonte çdo ditë nga Infektivi, gazetarja Alma Demiraj tregon mes lotëve humbjen e prindërve brenda pak ditësh!
Alma Demiraj është një emër i njohur në fushën e gazetarisë sociale. Ajo është ndër të parat gazetare të “Top Channel”, që në krijimin e tij dhe një ndër më të mirat në fushën sociale në vend.
Mbrëmjen e sotme Alma ishte e ftuar në “Ëndërtjerrësit”, emisioni që ka në qendër kujtime, të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që kanë qenë pjesë e themelimit të “Top Channel”.
Alma tregoi se gjatë 2020-2021 ka raportuar nga spitali i Infektivit rreth situatës për Covid-19 në vend. Dhe momenti i saj më i vështirë ka qenë ndarja nga jeta e prindërve brenda pak ditësh. Mes lotësh dhe me zërin që i dridhej, ajo tregoi:
“Momenti që jam tronditur më shumë ka qenë shkurti i 2021 ku u godita shumë keq. Ajo për të cilën unë raportoja me siguri, punonim pa frikë…më 21 shkurt unë humb mamin, 5 ditë më pas humba tim atë. Kjo pastaj më stepi shumë!”- tregoi ajo.