Rastësi në emision, çfarë e lidh mamanë e Ardit Gjebreas me Teutën
Doktoreshë Teuta është marrësja e mesazhit të parë të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, por siç dihet tashmë, “E diela shqiptare” në Tv Klan është programi i surprizave. Një rastësi e habitshme dhe e këndshme e bashkon moderatorin Ardit Gjebrea me doktoreshë Teutën.
Ardit Gjebrea: Një zog më tha që ju ka dhënë mësim mami im?
Teuta: Gjithmonë kam dashur që të gjej një moment për të falënderuar mamanë tuaj. Janë ca situata që janë fat mbase, që ne të dy që kemi gjëra shumë të përbashkëta, të mëdha, të takohemi në momente të tilla të bukura. Mamaja juaj ka qenë për 4 vjet mësuese kujdestare te “20 Dhjetori”. Ka qenë njeri që futet në ato brezat që të gjithë kanë ç’të mësojnë dhe ka qenë një nga ato mësueset qytetare, intelektuale, njeri i aftë, gjithçka mund të përfaqësojë një mësuese e brezit të ri. Jam kaq e kënaqur që ne jemi në një moment të tillë kaq të bukur dhe flasim për njerëz kaq të respektuar.