Rastësitë e çuditshme të shtatzënisë mes kryeministres së Zelandës së Re dhe asaj të Pakistanit
Tani që kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern u vu në qendër të vëmendjes së mediave botërore për shkak se u bë kryeministrja e dytë që lindi gjatë kohës në detyrë, njerëzit po pyesin se kush ishte e para dhe si për çudi të dyja kanë disa të përbashkëta, rastësi që askush nuk i shpjegon dot.
Bëhet fjalë për ish kryeministren e Pakistanit Benazit Bhutto (e cila u vra në vitin 2007) dhe më poshtë ju tregojmë rastësitë që e lidhin me kryeministren e Zelandës së Re. Vajza e Jacindës lindi më 21 qershor, pikërisht kur Bhuto u lind, 65 vite më parë, në vitin 1953.
Gjithashtu, Ardern lindi në moshën 37 vjeç, ashtu si Bhutto lindi vajzën e saj të parë, Bakhtawar Bhutto Zardari më 25 janar të vitit 1990. Bakhtawar Bhutto Zardari, vazja e saj ishte ndër të parat që uroi kryeministren për lindjen e vajzës dhe për ti shtuar rastësitë, Ardern ka vetëm një vit në detyrën si kryeministre, ashtu si Bhutto kur lindi vajzën e parë.
Por ngjashmëritë dhe rastësitë përfundojnë këtu. Jacinda njoftoi për shtatzëninë e saj gjashtë muaj më parë, mori edhe leje për gjashtë javë duke i lënë detyrat zëvendësit të saj. Ndërsa Bhutto e mbajti sekret shtatzëninë dhe u kthye në punë sapo mjeku i tha se mund të punonte. Asnjë nuk e dinte për shtatzëninë e saj, as kolegët e punës. /Marrë nga Telegraph, përshtatur nga TIP
