Rasti i Kavajës, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë: Mësuesit e dinin por nuk folën
Vajza 13-vjeçare, e cila u përdh unua nga 8 adoleshentë në Kavajë sot ka dëshmuar në prani të psikologes për rreth 3 orë në Gjykatën e Durrësit.
Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.
Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore.
Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në kri min tronditës.