Reagon babai i Meghan Markle: Nëse do të takojë Donald Trump, duhet të më takojë dhe mua
Thomas Markle, babai i Meghan, siç dihet, mungoi në dasmën e së bijës me Princin Harry, muajin e kaluar. Por që nga ajo kohë e deri sot, po përpiqet të fitojë vëmendje dhe për këtë, po luan të gjithë gurët, madje edhe për të fituar vëmendjen e mbretëreshës Elizabeth. Siç është mësuar, më 13 korrik, Mbretëresha Elisabeth do të takohet me Presidentin Donald Trump, kur ai të vizitojë Britaninë. Me këtë rast, pse të mos e takojë edhe Thomas Markle?

Sipas raportimeve të TMZ, Markle ka mësuar se një përfaqësi e familjes mbretërore do të takohet me Trump muajin tjetër: “Nëse Mbretëresha është e gatshme të takohet me Presidentin më arrogant dhe më të pandjeshëm, nuk ka arsye pse të mos më takojë edhe mua… Nuk jam më keq se aq”, – ka thënë Markle për mediat amerikane.
Markle tha se ai ndihet pjesë e familjes mbretërore dhe se familja duhet ta bëjë atë pjesë të vetën, por nuk ndodhi kështu, në të vërtetë. Ai madje tha se nuk ka folur as me të bijën dhe me askënd tjetër nga pallati mbretëror pas martesës.