Reddit kritikon burrin që refuzon t’i qëndrojë gruas pranë në sallën e lindjes: Po ju, si mendoni?
Në Reddit, një grua zbuloi se bashkëshorti i saj po refuzon ta shoqërojë në dhomën e lindjes për lindjen e ardhshme të fëmijës së tyre të parë së bashku thjesht sepse ai “nuk do mund ta përballonte dot”.
“Ne po flisnim për lindjen dhe unë po i thoja se si po filloj të ndihem shumë më e shqetësuar dhe nervoze me afrimin e datës së caktuar për lindjen. Më pas shtova: ‘[…] por ndihem shumë më mirë duke ditur që ti do të jesh aty me mua”, shkroi mamaja e ardhshme në Reddit.
Ajo shpjegoi se edhe pse ata nuk e kishin diskutuar kurrë këtë, ajo e kishte marrë të mirëqenë që partneri do të ishte me të gjatë lindjes.
“Ai më pa disi i habitur dhe tha: ‘Çfarë?! Ti do që unë të jem aty?’ dhe unë iu ktheva me ‘Po, sigurisht’. Më pas, hezitoi shumë dhe në thelb, më shpjegoi se nuk do dëshironte të ishte i pranishëm”.
Partneri tha se “nuk do ishte i dobishëm” dhe në fund do përfundonte duke thenë thjesht një barrë më tepër mes ulërimave dhe gjakut.
“Ai sugjeroi që në vend të tij të merrja nënën time ose një mikeshë, por unë i thashë që këtë fëmijë nuk e kam bërë me nënën apo shoqen. Doja atë.”
Babai i ardhshëm tha edhe se “ta shihte gruan mes dhimbjesh do t’i thyente zemrën atij”.
Në seksionin e komenteve, përdoruesit mbështetën gruan. Dikush madje guxoi të thoshte se “nëse s’do jetë gjatë lindjes, nuk do jetë as gjatë rritjes së fëmijës”.
“Kjo nuk është shenjë e mirë për sëmundjen dhe ndërrimin e pelenave. Ai është egoist,” komentoi një tjetër.
Okay, tani le të shohim ç’thuhet shkencërisht.
Sipas një studimi në PubMed, rëndësia e pranisë së burrit gjatë lindjes është e madhe. Së pasi, në një aspekt shumë të rëndësishëm psikosocial dhe së dyti edhe në reduktimin e kohëzgjatjes së lindjes.
Megjithatë, një mjek për Guardian është shprehur se “prania e e meshkujve gjatë lindjes së partneres prodhon adrenalinë, e cila e bën gruan të tensionuar dhe ngadalëson prodhimin e hormonit oksitocinë, i cili është jetik për lindjen”.
“Nëse gruaja nuk lëshon mjaftueshëm oksitocinë, ajo nuk mund të ketë kontraktime efektive dhe gjithçka bëhet më e vështirë”.
Mes teorive, duhet thënë se ky vendim në fund, i mbetet vetëm çiftit.
Burimi: Reddit, Pop Crush/ Përshtati shqip: Anabel.al