Refuzohet kërkesa e gjyqtares së Krujës për të lënë qelinë: Kam djalin sëmurë, vajza ka lënë shkollën
Është refuzuar kërkesa e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për ndryshim të masës së sigurisë, nga arresti me burg në arrest shtëpie. Mësohet se GJKKO e ka refuzuar kërkesën që i është bërë nga ana e gjyqtares në disa raste.
Gjyqtarja e Krujës ka kërkuar të lërë qelinë për shkak të dy fëmijëve të saj. Ajo ka deklaruar se djali i saj është në gjendje të rënduar ndërsa për vajzën deklaron se ka braktisur shkollën.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, për ndryshim të masës së sigurisë.
“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar.Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”.
Kujtojmë që gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua pas hetimeve të SPAK në Gjykatën e Krujës. Ajo akuzohet për përfshirje në skemë korruptive, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të Gjykatës. Gjyqtarja Hoxha akuzohet se ka liruar nga qelitë persona të dënuar për vepra të rënda penale.
Ndërkaq babai i saj ka deklaruar se vajzës së tij i është bërë presion për të marrë ato vendime dhe se çështja është kthyer në politike.