Refuzon të mësojë djalin 5 vjeçar të lexojë: “Është i zënë me gjëra të tjera”

Një nënë ka refuzuar që të mësojë djalin e saj 5-vjeçar të mësojë duke argumentuar se ai është shumë i zënë duke mësuar gjëra të tjera.

Crystal Lowery, një komediane amerikane, tha se djalin po e mëson që të zhvillojë aftësi të tjera që ka. Që tani ajo po e ndihmon të futet në botën e artit duke e mësuar të interpretojë fjalët në libra.

Por ajo beson se sjelljet dhe aftësitë që nuk mund të maten me provime ose teste janë në fakt më të rëndësishme.

“Ai është duke mësuar që të kërkojë falje, se si të falë. Ai po mëson të kuptojë se të gjithë bëjnë gabime dhe se mund t’i dojë njerëzit e tjerë pavarësisht nga të metat e tyre,”-shkruan në profilin e saj në Facebook. “Ai po mëson mësime të rëndësishme çdo ditë, por nuk po mëson të lexojë.”

 

Share With:
Translate »
998 Views