Rekord emigrantësh në Britani: Shpëtohet foshnja i porsalindur pas lundrimit prej 9 orësh
Është një foshnjë i porsalindur i shpëtuar nga forcat e RNLI pas një udhëtimi 9 orësh për në kanalin anglez po xhiron kudo në rrjet si pasqyrim i situatës me emigrantët dhe rrezikun që ndërmarrin shumë prindër me fëmijë të vegjël.
Vajza e quajtur Ayyan mbërriti me varkën e shpëtimit në bregun e Dungeness të Kent, teksa një burrë e mbante në duar para se ta dorëzonte tek një oficer policie. Ajo bëri udhëtimin e rrezikshëm nga Franca ashtu si nëna e saj e cila ishte po aq e lodhur sa mezi fliste për autoritetet. Ajo ka treguar se kishte marrë parasysh të gjitha rreziqet, bashkë me fëmijën vetëm që të largohej nga vendi i saj dhe të jetonte një jetë më të mirë në Britani.

Një person që kuptonte gjuhën e saj dhe përkthente në Anglisht, tregoi se si oficerët e policisë franceze i kishin parë emigrantët teksa largoheshin nga brigjet e tyre dhe nuk u përpoqën t’i ndalonin.
Ndërsa numra rekord emigrantësh kanë kaluar Channel këtë verë, shifrat gjatë tre viteve të fundit tregojnë se vetëm një pjesë e vogël po mbërrijnë me anije të vogla, ose gomone.
Britania e Madhe nënshkroi një marrëveshje 54 milionë paund me Francën në muajin korrik që autoritetet franceze të shtonin patrullat e tyre në një përpjekje për të parandaluar që emigrantët të mbërrijnë në Britani.

Muajin e kaluar Agjencia e OKB -së për Refugjatët pretendoi se planet e reja të ministres britanike Patel për sistemin e azilit të Britanisë do të ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Projektligji për Kombësinë dhe Kufijtë, synon të pengojë njerëzit që të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar një “klasë më të ulët të statusit” për azilkërkuesit që mbërrijnë “spontanisht”.
Projektligji, i nxjerrë në korrik, aktualisht është duke u diskutuar nga Parlamenti dhe nëse miratohet, do të quhej vepër penale nëse një person mbërrin në Britani ilegalisht dhe pa dokumentin e kërkuar ku do të bazohet edhe kërkesa e azilit.