Rekord infektimesh me Covid
Kjo e martë ka shënuar një numër rekord infektimesh me Covid-19 në vendin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 8136 testime të kryera, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 2177 qytetarë.
Rekord ka vendosur edhe Tirana, e cila ka regjistruar 965 infektime. Pas saj vjen Durrësi me 138 raste të reja, Shkodra me 117 raste, Elbasani me 100, Gjirokastra me 81 dhe më pas vijnë edhe bashkitë e tjera me një numër më të vogël infektimesh.
Sakaq kjo e martë ka shënuar edhe 6 humbje jete. Një qytetar nga Durrësi, një qytetare nga Elbasani, dy qytetarë nga Tirana dhe një qytetare nga Vlora e Kavaja të moshave 54-80 vjeç nuk arritën dot ta fitojnë betejën me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 639 qytetarë, ndërsa numri i personave aktiv me Covid ka shkuar në mbi 15 mijë.