Renato i përlotur i kërkon falje të ëmës
Në natën finale të “Hell’s Kitchen”, Renato ka një të ftuar speciale në kuzhinën e tij. Bëhet fjalë për të ëmën e Renatos, zonjën Selime. Të dy bashkë kanë ndarë kujtime nga fëmijëria dhe jeta e vështirë.
Ndër të tjera e ëma e Renatos kujtoi mbrëmjet pa gjumë që mendonte për lodhjen e Renatos nga puna kur ishte 14 vjeç. Ndërkohë Renato kujtoi një moment që nuk i hiqej nga mendja. Ai kontribuonte në familjen e tij dhe kishte ardhur një moment që u kishte kërkuar prindërve të mos punonin më por të shijonin jetën. Por e ëma i ishte shprehur: Ne nuk kemi nevojë për para, kemi nevojë për ty dhe të kalojmë kohë me ty.
Renato gjeti rastin dhe i kërkoi falje të ëmës që nuk ka kaluar më tepër kohë me ta ndërkohë që zëri i dridhej dhe sytë i shkëlqenin nga lotët. /Kids’ Time

