Reneé na uron Festën e Flamurit si një patriote e vërtetë
Reneé është një ndjekëse e kujdesshme e të gjitha festave, madje duke i përshtatur me look-un e saj sipas rastit. Me siguri që meritat duhet t’ia atribuojmë mami Norës, e shpesh edhe teze Erës që na i tregon herë pas here veshjet e shtrenjta që i blen vogëlushes! Por kjo dalje e Reneé na mori menjëherë zemrën. Nuk është dashur asnjë markë luksoze apo e kushtueshme, thjesht dy ngjyra kuq e zi, që vogëlushja të shkëlqejë si një rreze dielli dhe të bëhet e para që na uron festën e flamurit, që ka vetëm disa minuta që ka hyrë. Gëzuar Reneé, bashkë me të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që ndodhen! /Kids’Time/