Renis Gjoka publikon për herë të parë portretin e ëmbël të vajzës së tij

Në muajin qershor Renis Gjoka ndau me ndjekësit e tij lajmin më të bukur, se ishte bërë baba për herë të parë. Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’ është bekuar me një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aura. Gjatë kësaj kohe Renisi është treguar shumë i rezervuar me publikimin e fotove të vajzës, por së fundmi sapo ka zbuluar portretin e ëmbël të saj. Këngëtari ka postuar në ‘Instagram’ një foto duke mbajtur vogëlushen në krahë dhe në fytyrën e tij dallohet qartë lumturia. Përkrah fotos më të bukur me të bijën Gjoka ka shkruar: “Koha që kalojmë bashkë është më e bukura. More vesh ti goce?”.

Nga fotografia e publikuar duket se Aura ka një ngjashmëri shumë të madhe me babi Renisin dhe këtë gjë e kanë vënë në dukje të gjithë ndjekësit e këngëtarit. Gjoka është munduar që jetën private ta mbaj jashtë vëmendjes mediatike dhe vetëm pak vite më parë zbuloi se kishte një lidhje shumëvjeçare me një vajzë të quajtur Jona, që tashmë është nëna e bijës së tij.

Share With:
Translate »
445 Views