Reparti i pediatrisë pushtohet nga hajdutët, vidhen dhuratat e fëmijëve të sëmurë
Hajdutët e dhuratave kanë pushtuar repartin e pediatrisë në spitalin e Sanremos në Itali.
Një plaçkitës i panjohur grabiti të gjitha pakot me lodra të destinuara për fëmijët e sëmurë me rastin e Krishtlindjeve të dhuruara nga një kompani e produkteve për fëmijë. Përveç kësaj, hajduti ka grabitur edhe dhuratat e tjera të prindërve.
“Një akt përbuzës ” e ka quajtur menaxheri i përgjithshëm Marco Damonte Prioli.
Policia është duke vijuar punën për identifikimin e hajdutëve, ndërsa nga sasia e madhe e dhuratave dyshohet të kenë qenë më shumë se 1 person.
Me t’u marrë vesh lajmi jo vetëm kompania, por edhe qytetarët kanë mbledhur fonde për të zëvendësuar dhuratat për fëmijët në departamentin e Pediatrisë.