Reperi e dhunoi barbarisht kur ishte shtatzënë, ish e dashura habit me deklaratën pasi u nda nga jeta

Ditën e djeshme e gjithë bota e artit u trondit pasi reperi i njohur XXXTentacion u qëllua  në makinën e tij nga disa persona që ende nuk janë identifikuar. Mirëpo pas kësaj ngjarje tragjike të gjithë fansat e tij kanë shpërthyer në komente në Twitter, ku janë shprehur se ish e dashura e tij, Geneva Ayala, duhet të jetë e lumtur për ikjen e tij nga kjo botë.

Siç dihet përpara disa muajsh ai e dhunoi barbarisht vajzën në fjalë, ndonëse e dinte që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Mirëpo së fundmi Geneva ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që kanë thënë që ajo është e lumtur.

Ajo ka bërë një postim ku ka treguar se pavarësisht dhunës që ai ushtroi mbi të,ajo është e shkatërruar për humbjen e tij.

“Është e neveritshme që njerëzit po flasin për mua. Nuk më intereson nëse askush nuk kujdesej për mua shumë muaj më parë, unë nuk humba jetën. Ai po. Është e përhershme. Unë jam ende
këtu. Si mendoni se më bën kjo të ndihem? Të gjithë që presin që të jem e çliruar apo e lumtur?! Jo, jam zemërthyer”, shkroi ajo në Twitter.

Ndër të tjera 20-vjeçarja kërkoi që të mos ta etiketonin më në postime të pakëndshme pasi donte të ishte e qetë pas humbjes së tij.

Share With:
Translate »
1390 Views