Reperi i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës
Big Sean dhe Jhené Aiko kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Një ditë më parë, çifti i njohur zbuloi se kanë mirëpritur një djalë që e kanë quajtur Noah Hasani. Big Sean ndau disa foto në Instagram nga spitali dhe nga momenti ku ka takuar për herë të parë vogëlushin.
“Pas 24 orësh lindjeje, një eklipsi hënor, me shi nga fillimi i lindjes deri sa lindi, ai është këtu shëndoshë e mirë”, ka shkruar Big Sean duke treguar se ardhja në jetë e Noah është gjithçka që ka kërkuar në jetë. Ky është fëmija i parë i Big Sean. Jhené ka një vajzë 13-vjeçare me ish të dashurin O’Ry
Aiko, u tregoi ndjekësve të saj në Instagram për shtatzëninë e saj në korrik duke postuar një foto nudo nga fotosesioni i lindjes.

Shtatzënia e Jhene me reperin shënoi fëmijën e tyre të parë së bashku, ndërsa ajo ka edhe një vajzë më të madhe – Namiko 14-vjeçare – të cilën e mirëpriti në vitin 2008 me këngëtarin R&B O’Ryan.
Jhene më parë u martua fshehurazi me producentin Dot da Genius në vitin 2014, përpara se të divorcoheshin në vitin 2016.

Ajo dhe Sean filluan të takoheshin në të njëjtin vit, por çifti u nda në vitin 2018, gjë për të cilën fansat u informuan pasi vunë re se ajo kishte mbuluar disa nga tatuazhet e saj, duke përfshirë një që përshkruante fytyrën e Sean.
Ajo e konfirmoi ndarjen publikisht në vitin 2019, por të dy u panë së bashku më vonë atë vit, dhe në vitin 2020 ata dolën publikisht për ribashkimin e tyre.
