Reperi Lyrical Son bëhet baba për herë të dytë
Reperi Lyrical Son do të jetë personi më i lumtur sot pasi feston ditëlindjen si baba i dy fëmijëve.
Bashkëshortja e tij Gresa ka sjellë në jetë një vajzë duke e gëzuar shumë Festimin. Lajmi u konfirmua nga vetë Gresa, e cila ka publikoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.
Para disa vitesh, ata u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen Eva. Ndërkohë Lyrical po vazhdon me projektet e tij muzikore. Pritet që brenda pak ditësh të finalizohet kënga me Ledri Vulën dhe Mc Kreshën.
