Reperja e njohur është në pritje të fëmijës së parë
Eve është shtatzënë. Reperja amerikane 42-vjeçare është duke pritur fëmijën e saj të parë me burrin Maximillion Cooper. Lajmin emocionues e ndau përmes disa fotosh që ndau në rrjete sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
“A mund ta besoni @mrgumball3000 më në fund duhet t’ua tregojmë të gjithëve !!!!! Ju të gjithë e dini sa kohë kemi qenë duke pritur për këtë bekim! Ne do të takohemi me njeriun tonë lil shkurt 2022,” shkroi Eve në postimin e saj.