Revoltohet Blake Lively ndaj fotos së fëmijëve të saj: ‘Zhdukeni urgjent!’

Aktorja e ‘Gossip Girl’, e martuar me Ryan Reynolds, me të cilin ka 4 fëmijë, nuk i ka publikuar kurrë ata, pavarësisht se është ndjekur shpesh nga paparacët.

Revistat dhe mediat amerikane duket se e kanë respektuar zgjedhjen e saj, duke i mbuluar fytyrat e fëmijëve, por kjo nuk mund të thuhet për revistën italiane ‘Chi’, që nuk e ka menduar dy herë për të publikuar foton e Blake me vajzat e saj në Capri.

Reagimi i aktores nuk vonoi. Ajo është përgjigjur menjëherë e revoltuar revistës ‘Chi’.

Zhdukeni këtë foto! Kjo është fotoja e fëmijëve të mi pa pëlqim apo vetëdije. Turp t’ju vijë që e postoni këtë foto! Ju e dinit mirë se ne nuk të pamë dhe as të përshëndetëm. Ky është një shtrembërim i asaj që ka ndodhur dhe ju e dini mirë.

Faqja e revistës së drejtuar nga Alfonso Signorini, e fshiu postimin disa orë pas paralajmërimit të Blake.


Share With:
Translate »
64 Views