Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria/Rama: Ishte operacion i rrezikshëm, do të ketë një tjetër!
Kryeministri Rama e cilësoi një operacion shumë të vështirë, riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu këmbënguljen për të sjellë në Shqipëri, të gjithë shqiptarët që janë në kampet e ISIS.
“Këtë herë kanë ardhur 14 fëmijë që mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë dhe një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abas të cilin e kam falënderuar dhe më parë në një konferencë për shtyp. Është një ngjarje pozitive por s’do ndalemi këtu ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël.
Gjysma tani është marrë dhe është në vendin tonë, një rol të rëndësishëm ka dhe struktura e antiterrorist në ministrinë e brendshme dhe në policinë e shtetit. Çuçi e ka ndjekur operacionin prej muajsh ka bërë dhe një vizitë në Bejrut ku ka folur me gjeneralin Abas. Ky është një zotim i gjallë që kur është shfaqur ky problem, po e mbajmë zotimin me këmbëngulje dhe do e mbajmë. Ka pasur rrezik dhe për jetën e personave të përfshirë në operacion”, nënvizoi Ram